Në Spanjë shpërthen lufta… me domate (Foto)

Festivali “La Tomatina” është një luftë e vërtetë me domate që zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.

Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë, transmeton TCH.

Gjatë Tomatinës, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.

“Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button