PLD: Gruevski të ndalojë me çmendurinë e përmendoreve

Partia liberal – demokrate reagoi ashpër ndaj vendimit të Këshillit të komunës Qendër për vendosjen edhe të dhjetë përmendoreve në zonën e qendrës së qytetit, ndër të cilët edhe një përmendore e gjatë mbi 30 metra. 

“Kërkojmë nga kryeministri Gruevski menjëherë të ndalojë me këtë çmenduri të ndërtimit histerik dhe vendosjes së monumenteve në çdo metër katrorë, me çka Shkupi është shndërruar në një qytet kiç dhe pa shije. Ndërtimi i projektit megaloman “Shkupi 2014”, ngritja e mbi 100 monumenteve vetëm në qendër të qytetit, si dhe shpenzimi i pakuptimtë i të hollave të qytetarëve, nuk përputhet me gjendjen e përgjithshme ekonomike në Maqedoni. Varfëria, mjerimi, papunësia dhe ndjenja e humbjes së shpresës me të cilat qytetarët  po ballafaqohen çdo ditë, kërkon që kjo qeveri menjëherë të ndalojë  shpenzimin e madh të të hollave dhe ato t’i shfrytëzojë për  përmirësimin e standardit jetësor i cili në mënyrë drastike është përkeqësuar”, deklaruan nga PLD./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button