Elvana Gjata krahas banesës, fiton edhe një veturë

Për këngëtaren Elvana Gjata ky vit qenë një vit i mbarë nga ana financiare.
Këngëtarja, e cila mësohet se është një ndër më të paguarat në Shqipëri, këtë vit u shpall fituese e Dancing With the Stars duke përfituar një banesë.

Ndërkaq mediat shqiptare shkruajnë se Elvana ka përfituar edhe një veturë falas të tipit Fiat 500c, duke qenë se është zyrtarisht imazh i kësaj makine për kompaninë distributore të Shqipërisë.

Për këtë qëllim është realizuar edhe një shërbim fotografik, ku këngëtarja pozon para makinës, të cilën më parë e bëri të famshme në të gjithë botën këngëtarja Jennifer Lopez./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button