Incident me ekologjistët në Vodno

Një konflikt verbal shpërtheu mesditën e sotme mes ekskavatorëve dhe aktivistëve që protestonin Vodno.

Sipas disa raporteve të mediave, thuhet se një nga përgjegjësit e projektit për gërmimin e Vodno me qëllim të vendosjes së gazsjellësit kishte urdhëruar një person,  që e voziste ekskavatorin të kalojë përmes personave që protestonin.

Pas kësaj, pati një konflikt verbal ndërmjet aktivistëve dhe atyre që ishin përgjegjës për projektin, duke u fyer dhe sharë ndërmjet veti.

Ndërtuesit, së bashku me mekanizimin e ndërtimit, janë shfaqur para protestuesve, siç thotë një protestues, pa legjitimitet, dokumentacion apo leje pune.

Aktualisht, gërmuesi i përdorur për gërmime nuk është funksional, por punëtorët vazhdojnë të punojnë, gërmojnë dhe transportojnë rërën dhe tokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button