Haradinajt i shkon në zyrë Delawie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta pres sot në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Nuk janë dhënë detaje të tjera se çfarë pritet të diskutohet në këtë takim të tyre por kjo gjë po ndodhë në kuadër të zhvillimeve politike kur dhe po diskutohet një ide për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë, për korrigjim kufijsh, njofton Klan Kosova.

Takimi mes Haradinajt e Delawie do të mbahet nga ora 11.00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button