Kosovë, Haradinaj deklaron se FSK është e gatshme për tranzicion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka thënë sot përfaqësuesve të NATO-s në Prishtinë, se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për tranzicion.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa, gjenerali, Uwe A. Becker është emëruar drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), njofton REL.

“Kosova është e zotuar që të jetë partnere në politikë, ekonomi dhe në siguri. Për këtë ju konfirmoj të gjithë juve se jemi të gatshëm për tranzicionin e forcës sonë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në partneritetin për paqe. Por, jo vetëm në partneritetin për paqe. Ne synojmë që t’i bashkohemi NATO-s dhe me këtë e konfirmojë gjithashtu se misioni i NATO-s dhe i KFOR-it respektohet nga njerëzit e Kosovës dhe për ne do të jetë përherë faktor dhe garantues i paqes”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai ka falënderuar gjeneralin, Ralf Hoffman që ka drejtuar këtë Ekip deri më tash, derisa ka shtuar se tani është koha që Kosova të bëhet kontribuuese dhe faktor stabiliteti për siguri.

“FSK sot është shumetnike, shërbejnë serbë, kosovarë, djem dhe vajza të reja. FSK është forcë e të gjithëve që jetojnë këtu. Dhe jo vetëm kaq. Nesër Forca e Armatosur do të jetë e gatshme që t’u shërbejë gjithë qytetarëve të shtetit tonë dhe me këtë konfirmojmë pjekurinë dhe gatishmërinë tonë që të bëhemi partner”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button