Duet Cheryl – Britney?

Producenti Wll.I.Am është duke e orkestruar një duet mes dy superyjeve të pop muzikës, Cheryl Cole dhe Britney Spears, me shpresën që ylli britanik do të mund të ngritet edhe në skenën e muzikës amerikane dhe globale.

Reperi i Black Eyed Peas, i cili është menaxher i Cheryl Cole, ka arritur të bindë Britney Spears që të realizojë një duet me bukuroshen britanike, me shpresë që Cheryl të bëhet yll botëror.

“Britney do të bënte një duet të mirë me Cheryl. Kur do të regjistroj me Britneyn, do të kem gati katër këngë të Cheryl njërën prej të cilave do të ketë nderin t’i zgjedhë Britney”, ka theksuar Wll.I.Am.

Ai shtoi se ka tentuar të bindë edhe Rihannën për një duet me Cheryl, duke i thënë se ajo është princesha e pop muzikës në Angli dhe se të gjithë duhet të bashkëpunojnë me të.

Lajme të ngjashme

Back to top button