“Protestoj” nesër, sërish do të kërkojë shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

Lëvizja “Protestoj” ka paralajmëruar protesta për ditën e nesërme në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës, përcjell Portalb.mk.

Siç njoftuan në konferencën për media, “Protestoj” do të kërkojë: shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Veting për gjyqësorin dhe verifikim të pasurisë të të gjithë personave me pozita shtetërore, si dhe pastrim të listës së veteranëve të Luftës së 1998-s.

“Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJnë Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti – jemi Ne. Pas kësaj proteste, synimi është që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore. Prandaj, filloje punën në lagjen tënde, në pjesën tënde të qytetit, në qytetin tënd, organizohu aty ku je dhe protesto duke u bërë e duke thënë #PROTESTOJ me krenari”, thuhet në njoftimin e “Protestoj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button