Rihapet kalimi kufitar në Merdare

Policia e Kosovës njoftuar përmes një komunikate për shtyp se ka hapur kalimin kufitar në Merdare rreth orës 15:00, i cili u mbyll si pasojë e incidentit të ditës së sotme.

Mbi 30 policë të Kosovës kanë marrë lëndime të lehta teksa po përpiqeshin të shoqëronin për në territorin e Serbisë një grup serbësh, të cilët kishin sulmuar policinë me gurë. Ndërkaq mediat serbe kanë njoftuar se gjatë kësaj përplasjeje, janë lënduar mbi 15 serbë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button