Përleshje fizike në Kuvend ndërmjet deputetëve të PDK dhe Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu janë përleshur para pak çastesh fizikisht në parkingun e Kuvendit të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, respektivisht Florin Krasniqi.

Sipas burimeve të ORAinfo brenda Kuvendit, deri tek përleshja fizike ka ardhur kur se pari Latif Gashi i PDK-së është përplasur verbalisht me Rexhep Selimin e Vetëvendosjes rreth akuzave për SHIK-un, e më pas kanë plasur edhe grushtet.

Më pas, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe ai i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, thonë këto burime.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar. (ORAinfo)/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button