Shefi i OSBE/ODIHR i ka treguar Dimitrovit si do ta ndjekin referendumin

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot ka pasur takim me ambasadorin Jan Petersen, shef i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, i cili e ka informuar se si kjo organizatë ndërkombëtare do ta ndjek referendumin më 30 shtator, njofton Portalb.mk.

Ambasadori Petersen, ashtu siç kumtojnë nga MPJ, ia ka treguar informatat themelore për këtë mision të OSBE/ODIHR-së dhe e ka informuar edhe për aktivitetet e planifikuara të Misionit Vëzhgues në periudhën deri në referendum dhe në ditën e votimit, e cila sipas rekomandimit të Misionit për vlerësim të nevojave të ODIHR-së do të duhej të ketë 270 vëzhgues.

Dimitrov, ka shprehur kënaqësi nga pranimi i ftesës së tij që ODIHR të dërgojë vëzhgues për misionin vëzhgues për referendumin në Republikën e Maqedonisë. Ai e ka theksuar rëndësinë historike të proceseve aktuale, por edhe mundësinë që qytetarët nëpërmjet këtij akti demokratik ta tregojnë vullnetin e tyre për këtë çështje, e cila, ashtu siç ka thënë, është e rëndësisë së madhe për ardhmërinë e vendit dhe qëllimeve strategjike për integrimin në NATO dhe BE, por njëkohësisht edhe ndaj stabilizimit politik të rajonit.

Ministri Dimitrov, e ka riafirmuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e bashkëpunimit me ODIHR-në, veçmas për përmirësimin e proceseve zgjedhore te ne, të cilat në mënyrë implementare kontribuojnë për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane, të vlefshme për procesin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button