USHT: Rektori Reka dorëhiqet, Vullnet Ahmeti në vend të tij

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Agron Reka ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ky informacion sot është konfirmuar gjatë një pres konference në USHT të mbajtur nga zëdhënësi Selam Sulejmani i cili ka konfirmuar dorëheqjen e Rekës. 

Në detyrën e ushtruesit të detyrës së rektorit është caktuar përkohësisht Vullnet Ahmeti, prodekan i deritanishëm. 

Dorëheqja e rektorit Reka është përfolur edhe kohë më parë, jo zyrtarisht partia në pushtet BDI nuk ka qenë e kënaqur me punën e tij ndërsa janë bërë dhe ndryshime kadrovike të tjera në këtë universitet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button