Së shpejti parti e re politike shqiptare!

Një grup intelektualësh shqiptar, analistë dhe profesorë universitar janë në konsultime të sipërme për formim të një subjekti të ri politik zbulon Portalb . Ata janë të mendimit se vetëm një organizim me ideal të shëndoshë dhe me profesionalizëm mund të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes që siapa tyre është katastrofale në të gjitha domenet. 

“Turqia është një shembull tipik se çka krejt mund të bëhet me udhëheqësi të përgjegjshme. Popullata seriozisht është duke shkuar nga varfëria e madhe dhe intenzivisht shpërngulet, kurse si vlera i servohen antivlerat” thonë iniciatorët e kësaj partie.

“Nevojitet shpëtim nga situata “ thotë njëri nga iniciatorët profesori Mersel Bilalli, i cili për vete flet se nuk ka ndër mend që të jetë as anëtar i rëndomtë i subjektit të ardhshëm.

“Megjithatë , kemi obligim dhe përgjegjësi që me gjithë mundësitë dhe strukturën që kemi ta ndihmojnë subjektin e ardhshëm të cilin duhet ta udhëheqin struktura të reja që kanë shpirt t’i kuptojnë hallet e të tjerëve” thotë Bilalli i cili thekson se kjo parti nuk ka lidhje me lëvizjen e re e cila pritet të promovohet e quajtur PYKA.

“Ne nuk duhet të jemi në menaxhim të atij subjekti, pasi ne duhet të jemi shembull se interesi i përbashkët është mbi të gjitha. ne duhet të tregojmë se nuk përkrahim parti politike, por ndihmojmë nevojën për ndryshime radikale mentale, organizative dhe strukturale “ vazhdon Bilalli.

Iniciatorët janë të mendimit se edhe në kampusin maqedonas ka nevojë për një subjekt të ri pasi në të dy kampuset ndeshemi me gjendje katastrofale kurse opozita vazhdon të jetë e dobët, që tregon se njerëzit janë të interesuar për diçka krejt të re.

Portalb kupton se tani më zhvillohen bisedime intenzive me shumë personalitete të të gjitha shtresave duke përfshi edhe struktura të biznesit. Kontakte të vazhdueshëm realizohen edhe me struktura të bashkësisë ndërkombëtare.

Lidhur me kohën se kur një subjekt i këtillë do të del në skenë, informohemi se bëhen analiza serioze për tajmingun e startimit të subjektit të ardhshëm duke pasur para sysh afërsinë e zgjedhjeve lokale dhe shumë aspekte tjera politike. Kuptojmë se në këso analizash është i përfshirë edhe një agjenci ndërkombëtare. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button