Komuna e Tetovës përkrah motoçiklistët

Një grup i motoçiklistëve nga shoqata “Steelwings”-Tetovë janë pritur sot në një takim nga shefi i kabinetit, të komunës së Tetovës, Muharem Idrizi. Ata kanë bashkëbiseduar me zyrtarët e lartë të komunës së Tetovës për aktivitetet e deritanishme dhe planet për aktivitetet në të ardhmen. Sipas tyre kjo shoqatë ka shtrirje në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që kanë numër të konsiderueshëm anëtarësh.

Kjo shoqatë në vazhdimësi rrit numrin e anëtarëve nëpërmjet rregullave strikte dhe një disiplinë që i përgjigjet misionit të kësaj shoqate. Në këtë mision përfshihet edhe edukimi i motoçiklistëve më të rinj, të cilët duhet të reflektojnë vlerat e vendosura nga kjo shoqatë.

Shefi i kabinetit, Muharem Idrizi, siguroi motoçiklistët se komuna e Tetovës do të mbështesë aktivitetet e kësaj shoqate me qëllim të zhvillimit të këtij sporti në përputhje me standardet e vendosura.

Nga kjo shoqatë kanë apeluar që edhe motoçiklistët e tjerë të bashkëngjiten në aktivitetet e tyre. Ata bën të ditur se organizojnë kurse për fillestar dhe se funksionojnë me shembujt e shoqatave të ngjashme në rajon dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button