Thaçi: Austria mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Austri bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kanë takuar kancelarin Sebastian Kurz.

Kancelari Kurz na ka siguruar se arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE, ndërkaq Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

“Nën organizimin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, zhvilluam një takim të përbashkët me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Austria gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së prioritet kryesor do t’i ketë politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe ato të sigurisë dhe migracionit. Një çështje tjetër, e cila ishte fokus primar i këtij takimi, ishte edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Kancelari Kurz na siguroi se arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE, ndërkaq Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Falënderova Austrinë për ndihmën në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë. Kosova me përkushtim do t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në BE dhe do të bëjë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes paqësore të ligjshme me Serbinë. Përkrahja e Austrisë dhe e shteteve të tjera anëtare të BE-së, përkrahja e vazhdueshme e ShBA-së për arritjen e marrëveshjes janë vendimtare në këtë fazë përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por të domosdoshëm.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button