Takimi i radhës Thaçi-Vuqiç më 7 shtator
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen me shtatë shtator në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Ky takim po vjen në kohën kur po flitet për shkëmbimin, apo korrigjimin e mundshëm të kufirit.
Në njoftimin e BE-së për këtë takim, thuhet se pritet të arrihet “përparim konkret”, rreth dialogut mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve Prishtinë – Beograd.