Ministri i jashtëm gjerman do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike është planifikuar që ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Mass, do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm për të diskutuar lidhjet e ndërsjella dhe çështjet rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, përkatësisht më 5 dhe 6 shtator, ministri Maas do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zyrtarë të tjerë të lartë në kryeqytetin Anakara.

Më vonë, shefat e diplomacisë së të dy vendeve do të udhëtojnë në Stamboll për një festë në Shkollën gjermane të qytetit, që shënon 150 vjetorin e themelimit të saj.

Udhëtimi i ministrit Maas në Turqi vjen para vizitës kyçe të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Gjermani më 28 dhe 29 shtator.

Gjatë dy viteve të fundit marrëdhëniet politike midis Ankarasë dhe Berlinit kanë pësuar frenim, por në muajt e fundit të dyja palët kanë ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të lidhjeve.

Gjermania, shtet me ndikim në Bashkimin Evropian (BE) mbetet partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Turqisë, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike midis qeverive për disa çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button