Rita Ora sjell albumin e ri, të dytin sivjet

Rita Ora do të publikojë albumin e saj të dytë këtë vit. Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej 6 vitesh.

27-vjeçarja nxori albumin e saj të parë ‘Ora’ në vitin 2012. Por mosmarrëveshjet e Rita Orës me kompaninë Roc Nation, bënë që ajo të mos ishte shumë e pranishme në tregun muzikor, përcjell Koha.net.

“Patjetër që do të dalë këtë vit”, tha Rita për The Sun, transmeton atsh. Albumi do të lansohet në vjeshtë.

“Nëntori është muaji kur do ta publikoj pasi është muaji i ditëlindjes sime”, është shprehur këngëtarja.

Këngët e saj të fundit “Your Song”, “Anywhere”, “Lonely Together”, “For You” dhe “Girls” kanë arritur sukses të madh në tregun muzikor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button