Beograd: Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare

Dy persona kanë vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe, si pasojë e helmimit me gaz, transmeton REL. 

Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq era e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktar i vdekjes së dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë.

“Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button