Kosova “eklipson” Sinodin e Kishës Ortodokse serbe

Çështja e Kosovës pritet të eklipsojë Sinodin e Kishës Ortodokse serbe, një kundërshtare e palëkundur e Pavarësisë së saj, transmeton Top Channel.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi zyrtarisht mbajtjen e një referendumi mbi Kosovën dhe në deklaratën e lëshuar nga qyteti verior i Zrenjaninit u shpreh se, ua ka bërë tashmë të qarta qëndrimet e tij mbi Kosovën krerëve të kishës.

“Organi më i lartë administrativ i kishës do t’i diskutojë padyshim edhe temat delikate, që lidhen me situatën e vështirë në Kosovë e Metohi”, tha për “BIRN”-in teologu serb, Mladen Aleksiç.

Ai nënvizon se, që kur Vuçiç e hodhi publikisht idenë e një lloj korrigjimi të kufijve mes Serbisë e Kosovës, dy klerikë të lartë serbë i janë kundërvënë rreptësisht çdo lloj lëshimi.

Peshkopi Teodosije dhe abati Sava Janjiç janë sulmuar ashpër nga mediet për këtë qëndrim, por goditja e tyre është parë gjerësisht si sulm ndaj kishës vet, e cila duket e prirur të mbrojë deri në fund linjën e saj të ashpër me Prishtinën.

Ideja e shkëmbimit të territoreve është lakuar nga politikanë kosovarë e serbë, por nuk u paraqit asnjëherë zyrtarisht. Shtypi serb, ndërkohë, spekulon se autoritetet kosovare mund të përpiqen të marrin në duar rezervuarin e Gazivodës, i cili kontrollohet aktualisht nga serbët në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button