Bolton: Nëse palët pajtohen, SHBA-ja nuk kundërshton ‘ndreqjen e kufijve’

Këshilltari për Siguri pranë Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka thënë se Shetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta pengojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet – nëse Prishtina dhe Beogradi arrijnë marrëveshje “që kënaq të dyja palët”.

Këtë deklaratë Bolton e ka dhënë më 24 gusht, në një konferencë për media në Kiev, ku është pyetur nga Radio Evropa e Lirë, në lidhje me qëndrimin e tij për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që ka shenja që tregojnë se të dy qeveritë jantë të gatshme që qetësisht ta negociojnë këtë çështje”.

“Qëndrimi ynë, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është se nëse të dy palët janë të gatshme që ta negociojnë dhe arrijnë një marrëveshje, ne nuk do ta kundërshtojmë rregullimin e kufijve. Nuk jemi ne ata që e vendosim këtë gjë”.

“Ne nuk do ta pengojmë dhe mendoj se askush në Europë nuk mund ta pengojë arritjen e një marrëveshje që kënaq të dy palët”.

“Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në këtë çështje”, ka shtuar ai. “Nuk mendojmë ta zgjidhim për ta. Mendojmë se këtë gjë duhet ta bëjnë vet ata”.

Në fillim të gushtit, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosoëvs dhe atyre të serbisë kanë lënë të kuptohet se ka interesim për ndryshim kufijsh, si pjesë e procesit të paqes, që synon dhënien fund të mosmarrëveshjeve rreth pavarësisë së Kosovës, që ka penguar rrugëtimin e dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button