Gjykatësja Kacarska avokatit të Jovanovskit: Do t’ju dënoj nëse e fyeni gjykatën!

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e gjykon lëndën për të enjten e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar, sot në seancë gjyqësore i tha avokatit të Vllado Jovanovskit, Stavre Xhigovit se do ta dënojë nëse e fyen gjykatën, transmeton Portalb.mk.

“Për fyerje të gjykatës pason dënimi me para. Mbahuni në atë që përfshihet në aktakuzën e lëndës, e jo të flisni se si ishte në të kaluarën. Tani ju them, për më pas ta dini”, tha Kacarska.

Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit sot është duke vazhduar me fjalët hyrëse të mbrojtjes së të akuzuarve.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska këto gjykimi i mban me orë në ndërtesën e re të Gjykatës Penale, ndërsa për sot parashikohet të përfundojnë fjalët hyrëse të mbrojtjes.

Në dy seancat paraprake fjalë hyrëse thanë prokurorja Vilma Ruskoska dhe një pjesë e avokatëve të akuzuarve.

Prokurorja Ruskoska tha se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dëshmi me të cilat do t’i konfirmojë gjetjet nga aktakuza për vepër penale të bërë “kërcenim terroristik të rendit kushtetues”.

Mbrojtja thotë se nuk ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë për kryerje të veprës së tillë dhe sipas tyre, të akuzuarit kanë bërë terrorizëm me fjalë, e jo me vepra.

LEXO: “Çavkov është zgjedhor si djalli më i madh, kurse dy të tjerët janë liruar”

LEXO: Dhuna e 27 prillit, avokati: Të akuzuarit s’mund të jenë terroristë

LEXO: Me pengesa juridike dhe tupanë u zhvillua seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”

LEXO: Filloi gjykimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill

LEXO: Pranohet tërësisht aktakuza për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button