Osmani – Plomp: Si Qeveri mbetemi të përkushtuar në zbatim efikas të reformave

 Tema lidhur me aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave aderuese, ishin temë e takimit të sotëm të zëvendëskryetarit  për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor politik Bujar Osmani dhe Këshilltarit të posaçëm për integrime euro- atlantike në Departamentin e Kryetarit të Qeverisë dhe Zëvendës negociatorit kryesor politik, Bojan Marçiq, në Sekretariatin për Çështje Evropiane me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp dhe ekipin e tij.

Siç njoftojnë nga SÇE-ja, në takim zëvendëskryeministri Osmani potencoi edhe punën intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për negociata.

“Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë në mënyrë intensive do të vazhdojë me procesin reformues, në veçanti në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë dhe administratës si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pa i anashkaluar edhe reformat në të gjitha sferat tjera kyçe”, citohet në njoftim.

Bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan referendumit të ardhshëm, ku Zëvendëskryeministri potencoi rrolin dhe përgjegjësinë e politikanëve, si dhe të çdo individi për marrjen e vendimeve në interes për ardhmërinë e Maqedonisë.

“Perspektiva euro-atlantike e Qeverisë është i padyshimtë dhe i fuqishëm. Të gjithë ne në përgjithësi jemi përkushtuar implementimit të detyrimeve të marra, dhe jam i bindur se edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të marrin vendim të drejtë për ardhmërinë e vendit”,  theksoi Osmani në takim.

Në fund të takimit zëvendëskryeministri Osmani, shprehu shpresë se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe mbështetja e sinqertë nga ana e Mbretërisë së Holandës për perspektivat tona euro- atlantike do të vazhdojnë në intensitet si edhe më parë, veçanërisht në këtë periudhë kyçë për ardhmërinë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button