Zgjedhja e policve të ardhshëm, zgjatet për shkak të interesimit të madh

Shtatë mijë e gjashtëqind qytetarë janë paraqitur në konkursin e MPB-së sipas të cilit do të pranohen vetëm 300 policë.

Shpallja, sipas ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka pasur johonë të madhe, kontrollimi i të gjitha të dhënave do të merr më shumë kohë, porse procedura deri në fund do të jetë transparente. Ministrja deklaroi se në rrjedhë është faza e futjes së kandidatëve në një aplikim softuerik i cili do t’i krahasojë me parametra të ndryshëm, faza tjetër eliminuese është kontrollimi i aftësive motorike, i cili pritet pas disa ditëve.

Për sajtin e hakuar të Ministrisë, Jankullovska tha se ueb-faqeja e MPB-së pas sulmit të para disa ditëve nuk është dëmtuar seriozisht, ndërsa bëhet fjalë për zbulimin e kryerësve.

“Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme më serioze, nuk kishte fshierje të informatave, depërtim në sistemin kompjuterik apo diçka që mund të kanosë më seriozisht sigurinë e sistemit të MPB-së. Arritëm që të parandalojmë dëmtime të mëtejshme ose depërtime. Ueb-faqeja momentalisht është tërësisht funksionale, janë refuzuar sulmet dhe tani punojmë në zbulimin e grupit apo individit që e kanë bërë këtë”, tha Jankullovska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button