PDSH: gjithë shqiptarët janë të rëndësishëm, BDI shpif

Pas akuzave të Bashkimi Demokratik për Integrim se Menduh Thaçi po përçan shqiptarët, i menjëhershëm ka qenë reaksion i Partisë Demokratike Shqiptare duke theksuar se  për PDSH-në çdo shqiptar është i rëndësishëm pa marrë parasysh ku jeton dhe vepron ai.

“Përderisa dita ditës shtohet bindja se PDSH me platformën e saj politike është fituese në zgjedhjet e ardhshme, nga ana tjetër nuk zgjidhen mjete për ta parandaluar këtë fitore jo vetëm të PDSH-së por të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. JO rastësisht ditëve të fundit po përdoret i tërë arsenali shpifës e armiqësor për ta parandaluar këtë fitore të PDSH-së dhe të shqiptarëve” ka thënë zëdhënësi i PDSH-së Agon Ferati.

Ai ka thënë se për PDSH-në çdo shqiptar është i rëndësishëm pa marrë parasysh ku jeton dhe vepron ai. 

“E vërteta është që të këqijat qofshin në rrafshin politik apo ekonomik që ju ndodhin shqiptarëve në Kumanovë, Shkup, Dibër, Strugë, Veles, Resnjë, Manastir, Tetovë apo Gostivar vijnë vetëm në kohën kur BDI-ja është në pushtet.  PDSH-ja i siguron të gjithë shqiptarët që kemi forcë, dije dhe kapacitete që ti përballojmë shpifjet e radhës që vijnë nga BDI-ja dhe argatët e saj” ka përfunduar Ferati.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button