Haradinaj e vë Reshitajn në krye të Task Forcës për pastrim

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarët e tij është diskutuar për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës.

Po ashtu, këtu u bë e ditur se këshilltarja e Haradinajt, Albena Reshitaj do të udhëheqë me Task Forcën për Pastrim.

“Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur. Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button