Një ndihmës i kryeministrit ukrainas akuzohet se ka spiunuar për Rusinë

Një ndihmës i kryeministrit ukrainas, Volodymyr Hroysman po akuzohet se ka spiunuar për Rusinë.

Stanislav Yezhov sot para gjyqit u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave, duke thënë se hetuesit nuk kanë asnjë provë që dëshmon se ai ka qenë spiun i Rusisë, transmeton REL.

Në gjykim, prokurori Oleksiy Vdovychenko ka prezantuar materiale që sugjerojnë se Yezhov në mënyrë elektronike ka dërguar audio-incizime te një person i panjohur dhe i ka dërguar mesazhe rreth bisedimeve ndërmjet zyrtarëve ukrainas dhe përfaqësuesve të qeverive të huaja.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 3 shtator.

Yezhov, që e ka shoqëruar kryeministrin ukrainas Hroysman në udhëtime jashtë vendit dhe shpesh ka përkthyer për të, ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat se ka vepruar “në interesat e shërbimeve të huaja të sigurisë të shtetit agresor”.

Nëse gjendet fajtor, Yezhov mund të dënohet me 15 vjet burgim.

Yezhov paraprakisht kishte punuar në Ambasadën e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Zyrën e Presidencës ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button