Policia do të kontrollojë kush tregton me mbeturina

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen që u mbajt dje, miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturina, të parashtruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Me ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturina ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdyllaqim Ademi tha se ndryshimet janë bërë në sistemin e dhënies së lejeve për trajtimin me mbeturinat, në fakt, janë ndryshuar kushtet për lokacionet në të cilat kërkohet leje, përkatësisht këto duhet të dislokohen jashtë vendbanimit (në zonat me industri të lehtë), është vendosur edhe mbikëqyrje 24- orëshe e videos për ndjekje elektronike të rrjedhave të tërësishme të mbeturinave. 

“Përforcimin  e mbikëqyrjes inspekcionale nëpërmjet zgjerimit të ingerencave të inspektorëve në drejtim të parandalimit të tregtisë jolegale dhe në drejtim të ashpërsimit të dispozitave ligjore – diçka e re në ndryshimet e Ligjit është edhe vendosja e bazës ligjore sipas të cilës inspektorët shtetëror për mjedis jetësor dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe policia mund të hynë në pronën e pronësisë private nëse kemi njohuri se kryhet tregti me mbeturina pa leje ose kryhet tregti me lëndë dhe materiale që janë të ndaluara për blerje” tha Ademi. 

Me ndryshimet e këtilla të propozuara në ligj ministri tha se pritet që të arrihet një menaxhim më efikas dhe më ekonomik me menaxhimin me mbeturinat në rajonet planore për menaxhimin me mbeturinat, zvogëlimin e nivelit të mundshëm më të ulët të tregtisë jolegale me mbeturina, gjegjësisht parandalimin e vjedhjeve, para së gjithash të materialeve dhe lëndëve metalike dhe me këtë edhe mbrojtjen e resurseve të mjedisit jetësor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button