Pa pagesë edhe 54 ilaçe

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë konfirmoi çmime të reja referente për barna nga Lista e barnave të cilat biejnë në ngarkesë të Fondit. Çmimet e reja do të fillojnë të vlejnë nga një korriku i këtij viti.

Këtë e kumtoi drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnarxhieva Zmejkova, në pres-konferencën e sotme.

Ajo theksoi se me revizionin e tretë janë siguruar 54 barna të reja të cilat më herët janë paguar, e tani nuk paguhen, gjegjësisht arrihet numri prej 382 barna pa pagesë. Sqaroi se zvogëlohet numri i barnave me pagesë prej 50 denarëve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button