Caktohet prokurori i ri për rastin e veteranëve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha sot se është marrë vendimi për formimin e një ekipi të ri për procedimin e lëndës së njohur si ‘rasti i veteranëve’.

Megjithatë, Lumezi nuk bëri të ditur se cili prokuror është caktuar që të merret me këtë rast.

Ai tha se pas kompletimit të lëndës, aktakuza do të dorëzohet në gjykatën kompetente, transmeton REL.

Gjatë një konference për gazetarë, Lumezi tha është e vërtetë që ish-prokurori Elez Blakaj, i cili ka trajtuar dyshimet në lidhje me manipulimet me statusin e veteranit të luftës, i ka emrat e personave që kanë përfituar jashtëligjshëm.

“Brenda një kohë të shpejtë aktakuza do të dorëzohet në gjykatë. Prokurori që ka punuar në rastin, ka lëndë, fakte të shumta, biseda incizime e dokumentet”, tha Lumezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button