Sasho Tasevski është emëruar drejtor i Byrosë për Siguri Publike

Në seancën e sotme qeveritare njëzëri është miratuar propozimi që Sasho Tasevski të emërohet drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike. Këtë njoftim e dha sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski nëpërmjet rrjetit social “Facebook” i cili merr pjesë në seancën qeveritare sepse shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov gjendet në SHBA për vizitë zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Tasevski është doktorant i Fakultetit për Siguri. Që nga vitit 2001 ka punuar te kryetari i shtetit, Branko Cërvenkosvski në repartin e delegacioneve të huaja dhe më pas te ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Tasevski në opinion njihet si zyrtar policor i sigurisë së ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili e nxori armën dhe gjuajti për mbrojtje gjatë sulmit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar.

Ai në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të Lazo Vellkovskit, i cili u shkarkua sepse e ka dërguar vajzën e tij me veturën zyrtare xhip në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button