Banorët e Koroshishtit pa ujë

Prej disa ditësh, banorët e fshatit Koroshishtë të Strugës, ballafaqohen me mungesën e theksuar të ujit të pijshëm. Ata njëzëri thonë se mungesa e ujit në çezmat e tyre nuk vjen si rezultat i çkycjes së pompave që furnizojnë me ujë rezervuarin e ujit nga ana e EVN-së, si rezultat i mos pagimit të energjisë të harxhuar.

Këtë e konfirmon edhe kryetari i BL-së të Koroshishtit ,Zini Jusufi, duke  thënë se po bëhen përpjekje maksimale për tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë.

”Besojmë që shumë shpejt do të arrijmë ta tejkalojmë këtë problematikë në funksion të furnizimit me ujë të pijshëm të Koroshishtit”, përfundon ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button