Bildt: Maqedonia të nis negociatat me BE-në

Shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt, në takimin e Ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së në Luksemburg angazhohet për fillimin e negociatave me Maqedoninë.

Fillimi i negociatave të cilat për disa vite janë të bllokuar për shkak të kontestit me emrin, ishte arsyeja që në takimin në Luksemburg numri më i madh i vendeve-anëtare të BE-së të shprehin mendimin se bëhet fjalë për një situatë të çuditshme. 

Por, Greqia nuk u tërhoq nga qëndrimet e saj dhe prandaj Maqedonisë i mbetet që të vazhdojë të presë, shkruan gazeta ditore suedeze “Dagens – niheter”. 

Suedia zakonisht është një nga vendet-anëtare që janë simpatizantët më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së. Megjithatë, kur diskutohet për çështjen e fillimit të negociatave me Malin e Zi, Carl Bildt ishte kundërshtari më i madh. 

“Ne dhe disa vende të tjera anëtare të BE-së ishim veçanërisht të shqetësuar për shkak të krimit të organizuar në Mal të Zi”, tha Carl Bildt në pres konferencën në Luksemburg, pasi u miratua vendimi që t’i mundësohet Malit të Zi që t’i fillojë negociatat për anëtarësim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button