Fergi zbulon sekretin e trupit të saj

Fergie, vokalistja e grupit Black Eyed Peas, ka zbuluar se sekreti i trupit të saj të tonifikuar është dieta me bazë perimesh dhe lëngjet e frutave. “Bashkëshorti im (aktori Josh Duhamel) më rekomandoi një libër që tregon se si mund të zëvendësosh disa ushqime të caktuara me lëngje frutash”, deklaroi kënëgëtarja për revistën ‘Shape’.

Gjithsesi, Fergie pranoi se e ka të vështirë në disa raste t’i rezistojë ushqimeve të fast-food-eve: “Më pëlqejnë shumë hamburgerat dhe patatet e skuqura. Kur hyj në një fast-food e kaloj kufirin me ngrënien.”

Fergie aktualisht ka marrë një periudhë pushimi nga karriera e saj muzikore.

Disa kohë më pare, ajo u shpreh në një emision televiziv: “Muzikën e kam në gjak, por tetë vite radhazi duke fjetur në hotele, në vende të ndryshme të botës janë të lodhshme. Më duhet pak pushim.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button