Ballkani nuk është i gatshëm për Beneluks!

Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak ka deklaruar sot në Luksemburg me rastin e idesë që Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi të krijojnë një Beneluks ballkanik, se Ballkani për këtë ende nuk është i gatshëm, pasi që, sipas tij së pari Kosova nuk do të ishte partner i barabartë pasi që nuk e njohin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe botës.

“Tendenca të tilla duhet të vijnë nga brenda këtyre vendeve, ndërsa mendoj se Ballkani ende nuk ka ardhur deri aty. Së pari pasi që Kosovën si shtet nuk e kanë njohur të gjitha vendet e BE-së dhe botës dhe për këtë nuk është partner i barabartë”, ka thënë Lajçak për agjencisë sllovake të lajmeve TASR gjatë takimit të shefat të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së.

Lajçak po ashtu ka thënë se Sllovakia mbështetë që këto vende të Ballkanit të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë përvoja dhe të koordinohet në rrugën e tyre drejt BE-së.

Autorët e idesë për Beneluksin ballkanik në të cilin do të hynin katër shtetet e përmendura, ekonomisti austriak i cili jeton në Shqipëri, Ginter Felinger dhe analisti kosovar, Ekrem Krasniqi, si njërën nga përparësitë e një integrimi kaq të thellë e kanë para përforcimin e lodhjeve politike dhe ekonomike dhe gjasat më të mëdha për hyrje të shpejt në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button