Zijadin Sela nuk përfillet nga Veljanovski dhe deputetët e VMRO-së

Gjatë seancës së Kuvendit, në diskutimin për Propozim Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim, pati tensione mes deputetit të PDSH-së Zijadin Sela dhe Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Zijadin Sela kërkoi procedurale, përderisa Veljanovski dha pauzë. Në atë moment Sela doli në foltore dhe iu drejtua shqip Veljanovskit dhe deputetëve të VMRO-së, të cilët pa u shqetësuar filluan të lëshojnë seancën duke lënë Selën të flas me vete.

“Unë ju drejtohem shqip, sepse nuk flas për ju, por flas për qytetarët e mi. Normalisht që do të ikni kur nuk mund të ballafaqoni argumentet” – bërtiti Sela drejt Veljanovskit derisa ai lëshonte sallën./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button