Tri shtete do t’i ndihmojnë liqenit të Prespës

Kryetari i komunës së Resnjës, Mihail Volkanovski, i komunës shqiptare Liqenas, Edmond Temellko dhe i Prespës në Greqi, Vasilios Tsepas sot në Manastir do ta nënshkruajnë Memorandumin për bashkëpunim.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi për bashkëpunim, tre kryetarët e komunave do të angazhohen për të punuar së bashku në përkrahjen e proceseve për zhvillime në rajonin e Prespës, i cili shtrihet në territorin e tri shteteve.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Memorandumit, do të prezantohet Strategjia për turizëm dhe Plani i veprimit për pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Prespës. Kjo Strategji u zhvillua falë pjesëmarrjes të tre palëve, me përkrahje teknike dhe financiare të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondit global ekologjik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button