Caktohen referët e ndeshjeve gjysmëfinale në “Euro 2012”

Turku, Chyneit Çakër dhe francezi Stefan Lenoi do të gjykojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Euro 2012”- ës, i pari për sfidën Portugali – Spanjë, ndërsa i dyti për atë mes Gjermanisë dhe Italisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA sot, pasi është hedhur shorti për përzgjedhjen e tyre. 

Dy ndeshjet respektive do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht në Donjetsk dhe Varshavë. 

Arbitër në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Çelsit ka drejtuar ndeshjen Ukrainë-Suedi (2-1) dhe Itali – Irlandë (2-0) gjatë fazës së grupeve.

Francezi Lenoi, që do të drejtojë gjysmëfinalen Gjermani-Itali, ka gjykuar edhe takimet Republika Çeke – Greqi (2-1) dhe Gjermani – Portugali (1-0) në fazën e grupeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button