Manastir, lëshohet në përdorim xhamia në Kremenicë

Pas një pune dhe angazhimi të madh nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhe nga Myftinia e Manastirit u lëshua në përdorim xhamia e re në fshatin Kremenicë të Manastirit, e cila banorëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare.

E veçanta e këtij solemniteti ishte se në këtë fshat asnjëherë deri më tani nuk ka pasur xhami dhe myslimanët janë në një numër shumë të vogël me atë të maqedonasve. 

Me rastin e inaugurimit të kësaj xhamie fjalë rasti mbajti Sekretari i përgjithshëm i BFI, H. Afrim ef. Tahiri i cili para të pranishmëve shpalosi një ajet Kur’anor ku Allahu Fuqiplotë thotë: “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”( Teube: 18).

Përmes kësaj fjale Hyjnore të Allahut xh.sh, Sekretari i përgjithshëm shpalosi urtësitë që burojnë se ”Besimtarët që kanë besim të shëndosh dhe të fuqishëm në Allahun xh.sh, në fjalën e Tij, në botën tjetër, dhe se në vazhdimësi respektojnë çdo parim dhe normë fetare Islame janë ata që përkujdesen gjithmonë për ngritjen e shtëpive të Allahut”. 

Myftiu i Manastirit Plumb ef. Veliu ka vlerësuar vendin që kanë xhamitë në jetën e besimtarëve dhe rolin e tyre në edukimin e brezave me dashurinë për Allahun dhe vlerat e fesë së Tij. Ai ka uruar besimtarët për këtë xhami të re dhe ka kërkuar që ajo të frekuentohet me përkushtim dhe dashuri për Zotin.

Të gëzuar për këtë objekt aq shumë të dëshiruar të pranishmit kanë mbushur faltoren e re islame.

Lajme të ngjashme

Back to top button