Haraçinë, pastrohet deponia e mbeturinave

Pastrohet deponia e cila gjendet rrugës për në fsh. Grushinë të Komunës së Haraçinës. Kjo deponi për arsye të mos kujdesit të faktorit njeri shpeshherë është edhe pjesë nëpër rrugën që çon për në fsh.Grushinë. Gjithashtu, kjo deponi paraqet problem edhe për bujqit dhe blektorët e kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami u shpreh se kjo deponi është pastruar shum herë mirëpo faktori njeri është ai i cili hudhë mbeturinat vend e pa vend dhe po krijon telashe edhe për rrugën që çon deri në fsh.Grusinë. Gjithashtu, ai apeloi deri tek gjithë qytetarët e komunës së Haraçinës por edhe vendeve përreth që të ken kujdes ku bëjnë hudhjen e mbeturinave.

“Kjo deponi po paraqet problem për qytetarët e komunës sonë por, sidomos për banorët e fsh. Grushinë pasi deponia gjendet rrugës për këtë fshat. Ne me iniciativën tonë e kemi pastruar disa herë mirëpo nuk shkon java dhe deponia prap gjindet në një gjendje jo të hijshme. Apeloj tek gjithë qytetarët që të ken kujdes ku bëjnë hedhjen e mbeturinave sepse ajo reflekton direkt apo indirekt në jetën e tyre por është edhe jo e hijeshme pasi aty afër jan edhe varrezat e vendbamit te Haracinë “,tha Bajrami.

Lajme të ngjashme

Back to top button