Përurohet katedralja ortodokse në Tiranë

Pas 8 vjetësh punime, kompleksi i katedrales se re ortodokse ne Tirane ka hapur dyert këtë te diele. Me një sipërfaqe te truallit rreth 5 mije metra katror, ndërsa te vete kishës 1660 metra katror, ky përurim përkoi edhe me 20-vjetorin e Anastas Janullatos, si Kryepeshkop ne Shqipëri.

Qindra besimtare kane ndjekur meshën e organizuar enkas për hapjen e kompleksit, ceremoni ne te cilën ishin te pranishëm edhe kreu i shtetit, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i opozitës, Edi Rama, ambasadore e drejtues te partive minoritare greke ne vend.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, një investim miliona euro, ka mahnitur jo vetëm besimtaret te cilët e konsideruan te nevojshme, por edhe kureshtaret ne ditën e përurimit. Kompleksi, përveç punimeve te shumta ne mermer, ndahet ne disa pjese.

Ne qoshen veriperëndimore ndodhet kisheza kushtuar lindjes se Krishtit, me pas ne anën lindore gjendet selia e sinodit te shenjte, ndërsa brenda ambienteve ka një qendër kulturore dhe konferencash, amfiteatër dhe librari.

Kambanorja është një tjetër element i veçante i katedrales, me 46 metra lartësi, ne te cilën janë vendosur 16 kambana e mbi to një ore katërfaqëshe.

Lajme të ngjashme

Back to top button