Alfa 4C del më herët sesa që pritej

Prodhuesi “Fiat” do të mund që në këtë verë të prezantojë versionin përfundimtar të aq shumë të priturit Alfa 4C.
Kjo është për disa muaj më herët sesa që pritej, kur premiera e tij është përmendur të ndodhë në sallonin e automobilave në Detroit në vitin 2014.

Alfa 4C do të jetë modeli bazë për këtë brend marrë parasysh që bëhet fjalë për automobilin me të cilin do të mundohet të rritet imazhi dhe atraktiviteti i ofertës së tërësishme, së pari në tregun e Amerikës së Veriut, ku pas një periudhe të caktuar përsëri do të rikthehet.

Përveç dizajnit tërheqës 4C blerësit çdo të duhet t’i bëjë për vete edhe me performancat dhe ngasjen e këndshme. Edhe pse bëhet fjalë për automobilin të cilin e vë në lëvizje motori 1.75-litra me 4-cilindra, i cili e ka peshën rreth 850 kilogramë, me përdorimin e fibrave të karbonit dhe 300 KF që i ofron ai duhet të jetë garancion për argëtim të mirë.

Ky motor nga alumini do të vendoset edhe në modelet tjera të “Fiat Group”, si në Spider-in e ri të konfirmuar që do të arrijë në vitin 2015, por edhe në disa modele amerikane (Dodge, Jeep, Chrysler), sikur edhe në Lancia.

Njëri nga kandidatët e parë ta gostisë është versioni SRT i Dodge Dart-it. Në fund të shtojmë se të brendshmit konfirmojnë që zhvillimi i pasardhësit të modelit 159, Giulia-s, po shkon sipas planit dhe se noviteti do të arrijë në “dy lokacione globale”. Me siguri që bëhet fjalë për Evropën dhe Amerikën e Veriut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button