Ministri i jashtëm i Kosovës në vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, fillon një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me kryeministrin, Nikolla Gruevski, homologun Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi. 

Hoxhaj do të marrë pjesë në disa programe të organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të ndryshëm politik dhe të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button