Koncert i pianistit shqiptar Robert Bisha dhe Ekspozitë “Pas ylberit” sot në “Verën e Ohrit”
Festivali “Vera e Ohrit” programin e vazhdon me koncertin e pianistit shqiptar Robert Bisha në kishën “Shën Sofia”, si dhe me Ekspozitën e veprave të Kalina Brajkovska e titulluar “Pas ylberit” në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev”.
Për Robert Bishën kritika thotë se është pianist dhe kompozitor tepër i talentuar, improvizues gjenial dhe është një nga multi-instrumentistët më të talentuar sot. Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard. Performon në piano elektrike, duke bërë remikse të muzikës origjinale, duke i implementuar teknikat e muzikës klasike me harmoni bashkëkohore dhe elemente të folklorit të pasur shqiptar.
Për artisten Kalina Brajkovska madje kritika thotë se me gëzim e sfidon formën.
Kalina Brajkovska ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në degën e historisë së artit me arkeologjinë me mesatare të lartë. Jeton dhe punon në Shkup, merret me dizajn dhe pikturë që në moshë të vogël.