Besimi viziton batalionin e Renxherëve

Në malin Bistër, sot ministri i Mlbrojtjes Fatmir Besimi kaloi një ditë me pjestarët e batalionit të Renxherëve të cilët momentalisht janë duke kryer stërvitjen “Kampimi dhe të ushqyerit në natyrë”.

“Kjo është njëra nga stërvitjet më specifike në këtë njësit elitar të armatës së Republikës së Maqedonisë, ku ushtarët tanë përballen me natyrën për të mbijetuar, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për gatishmërinë e armatës sonë në pajtim me standardet më të larta të institucioneve ndërkombëtare, para se gjithash NATO-s. Ky njësit, në fakt, lidhur me gatishmërinë në periudhën e deritanishme ka marrë notat më të larta të aleancës”, theksoi Besimi pasi i shqyrtoi të gjitha pikat e kampit të vendosur.

Ministri njëherit shtoi se i viziton Renxherët dhe i ndanë kushtet në të cilat realizohet stërvitja me qëllim që të theksohet se sa i rëndësishëm është shembulli të cilin këta ushtarë e japin, së bashku me kolegët e tyre, pjestarë të ARM-së, veçmas në vitin ku armata kremton jubileun – “20 vite ARM”. Në këtë drejtim, ministri Besimi u bën thirrje të rinjve pavarësisht përkatësisë etnike dhe religjioze që të kyçen dhe ta zgjedhin armatën si mundësi për zhvillimin e një karrier të begatshme, në të cilën ata jo vetëm që do të kontribojnë për paqën dhe stabilitetin e atdheut të tyre, por në korniza globale.

Qëllimi i stërvitjes është që çdo pjestarë i batalionit të Rexherëve, me ndihmë të njohurive të fituara për t’u ushqyer në natyrë përmes njohjes, mbledhjes dhe përgatitjes së produkteve nga natyra, që të aftësohet për mbijetesë dhe të vazhdojë me realizimin e veprimeve luftarake dhe procedura taktike ushtarakke edhe në kushte të mungesës së ushqimit dhe ujit. Njëkohësisht, theks i veçantë vihet edhe në aftësimin për t’u vendosur në natyrë në periudhë të gjatë kohore dhe kryerjen e misioneve të marra luftarake.

Vetë stërvitja përfshinë edhe ofrimin e ndihmës dhe transportimit nëse vjen deri te helmimi prej ndonjë bime, ose kafshimi nga gjarpëri, insektet e ndryshme apo ndonjë kafshë e egër, si dhe nga i nxehti i madh, djegiet apo ngrirja në kushte dimrore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button