Serbët i binden shtetit të Kosovës

Serbët që jetojnë në Kosovë më në fund i janë bindur vendimit të shtetit të Kosovës, sa i përket targave të automjeteve. Ata po presin në rend për t’u pajisur me targa KS apo RKS.

Në të gjitha qendrat e kontrollimit teknik ku ka serbë në Kosovë, në këtë vikend është problem të kalosh pa e kthyer kokën për të parë dhjetëra vetura pa targa duke pritur radhën për të kryer kontrollin teknik, raporton KosovaTimes.

Serbët e Kosovës më në fund i janë bindur vendimit të Qeverisë së Kosovës se pas 1 qershorit nuk mund të vozisin veturat e tyre me targa të lëshuara para luftës nga shteti serb. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button