Nderim Jashari: letrën kërcënuese nuk e ka shkruar Komandant Kumanova

Letra e hapur e publikuar dy javë më parë nga Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës , drejtuar Fatmir Limajt , ka nxitur reagimin e familjarëve të tij por edhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të Fatmir Limajt në familjen  Jashari në Orizarë të Likovës , Nderim Jashari, nipi i Murat Jasharit , letrën në fjalë  e quajti krijesë të qarqeve qëllim-këqija duke theksuar se e njëjta është publikuar pa dijen e xhaxhait të tij Murati Jasharit  i cili jeton dhe vepron në Zvicër. 

“Është tentuar të hidhet pluhur mbi të kaluarën tonë . Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën, sepse vet prezenca e shokëve tanë , bashkëluftëtarëve të Ismetit , e dëshmon të kundërtën. Ajo s’ka të bëje me të vërtetën , sepse këta ja në miq të familjes sonë “ tha ndër të tjera nipi i Murat Jasharit, Nderimi duke karakterizuar kategorikisht letrën e para dy javësh si të pavërtetë. 

Ndryshe gjatë qëndrimit në Orizare të Likovës , Fatmir Limaj refuzoi të prononcohet para mediave për letrën e Murat Jasharit, por bëri homazhe para shtatores së komandantit të rënë të UÇK-së, Ismet Jasharit-Komandat Kumanovës. 

Të përkujtojmë se përkujtojmë se letra e publikuar para dy javësh në opinion përmban  372 pyetje për Fatmir Limajn që nxiti dilema dhe dyshime të shumta për të kaluarën dhe të tashmen e Limajt, për moralin dhe veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së. 

Murat Jashari në letrën drejtuar Fatmir Limajt para dy javësh paralajmëroi se me pyetje të kësaj natyre gjatë ditëve në vijim, do të përballen edhe: Hashim Thaçi,  Emrush Xhemaili, Xhavit Haliti, Azem Syla, , Gafur Elshani, Ibrahim Kelmendi, Jakup Krasniqi, Ali Ahmeti,  Fazli Veliu, Ramush Haradinaj , Musa Xhaferi, Adem Grabovci e të tjerë .

Nga BDI atëherë për Portalb thanë se nëse letra është e vërtetë ato do ti përgjigjeshin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button