Tiranë, sekuestrohen sasi armësh dhe 435 rrënjë kanabis

Policia e Tiranës gjatë një operacioni të kryer në komunën Zall Bastar të Tiranës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 435 rrënjë kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe dy poseduesit e saj.

Mësohet se Beqir Çali dhe një 18-vjeçar me iniciale A.Ç. akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë Ahmet Çali do të ndiqet në gjendje të lire. Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë.

Nga ky operacion është bërë i mundur sekuestrimi edhe i 7 armëve zjarri të llojeve të ndryshme si dhe i 8 parcelave të mbjella me Cannabis Sattiva, gjithsej 435 rrënjë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Lajme të ngjashme

Back to top button