Lojtari më i moshuar i Botëroreve tërhiqet nga kombëtarja
![Futboll](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/02/sdmmsds-650x358.jpg?fit=650%2C358&ssl=1)
Portieri i kombëtares së Egjiptit, Essam El Hadary, lojtari më i moshuar në historinë e kampionateve botërore, i ka dhënë fund karrierës së tij reprezentative, raporton Anadolu Agency (AA).
El Hadary theksoi se ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja, megjithatë është i lumtur që me Egjiptin ka arritur rezultate kulmore.
Ai u bë lojtari më i vjetër i Botëroreve pikërisht në kampionatin e fundit që u mbajt në Rusi, ku mori pjesë në moshën e tij 45 vjeçare.
Paraqitjen e parë për Egjiptin e regjistroi në vitin 1996. Që atëherë, me “Faraonët” ka luajtur 159 herë.
Ai ka edhe një gol të shënuar, ndërkohë që me përfaqësuesen e Egjiptit ka triumfuar në katër edicione të Kupës Afrikane të Kombeve.