Thirrje “vdekje për shqiptarët”, Prokuroria vepron për kallëzimet për gjuhë të urrejtjes
Prokuroria Publike e Prilepit po vepron për kallëzimin penal të mbërritur kundër dy personave dhe personave të tjerë të panjohur për vepër të kryer penale “Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare dhe ndonjë bazë tjetër diskriminuese” gjatë shënimit të festës së Ilindenit në Meçkin Kamen.
“PTHP Prilep po ndërmerrë aksione për konfirmim të fakteve dhe grumbullimit të dëshmive lidhur me sulmet dhe gjuhën e urrejtjes të cilat janë shqiptuar gjatë shënimit të festës shtetërore në Meçkin Kamen”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria Publike.
Në Prokurori, siç thuhet, ka mbërritur kallëzim penal i dorëzuar nga MPB – SPB Manastir, kundër dy personave dhe personave të tjerë të panjohur për vepër të kryer penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarje ose jotolerancë në bazë kombëtare, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese nga neni 319 nga Kodi Penal.
“Me kallëzimin penal të dy të dyshuarve, banorë të Manastirit, së bashku me tani për tani ende persona të panjohur, ngarkohen se gjatë kremtimit kanë përdorur gjuhë të urrejtjes e cila është vërejtur në video xhirimin e emetuar në njërin nga televizionet kombëtare. Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Prilep në vazhdimësi ndërmerr aksione që ta pastrojë ngjarjen penalo-juridike”, thuhet në kumtesë.
LEXO: Thirrje “vdekje për shqiptarët” në manifestimin e organizuar nga presidenti Ivanov
LEXO: Incidenti në Meçkin Kamen, identifikohen disa pjesëmarrës
LEXO: Fyerjet ndaj shqiptarëve, reagon edhe Tirana zyrtare ndaj Maqedonisë
LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?
LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar
LEXO: Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: të dënohen vandalët që fyejnë shqiptarët para syve të Presidentit
LEXO: Fyerjet ndaj shqiptarëve, ASH: E rikujtojmë policinë të marrë masa për nxitësit e urrejtjes